Në një telefon të tipit “Iphone 6” gjendeshin provat se si një sekser në koordinim me Policinë e Kosovës po kërkonte 100 mijë euro për mbylljen e një rasti hetimor për Qendrën për Avokim dhe Diplomaci (QAD).
Provat e inkriminonin shefin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, si dhe sekserin e Policisë, Rrahim Hashimi. Por, pas konfiskimit nga Policia e Kosovës, nga ky telefon janë fshirë të gjitha dëshmitë në lidhje me bisedat për pagesën e ryshfetit për mbylljen e një rasti të hetimit.
Pasi paratë nuk ishin paguar, zyrtarët e Qendrës për Avokim dhe Diplomaci ishin arrestuar, ndërsa ishin konfiskuar edhe disa gjëra, në mesin e tyre edhe ky telefon. Konfiskimi i telefonit kishte ndodhur më 2 dhjetor. Në këtë telefon ata kishin të incizuara video dhe audio të sekserit të Policisë, Rrahim Hashimi, i cili po u kërkonte para dhe prova për përfshirjen e Emin Beqirit. Në mesin e tyre edhe një takim me drejtorin Beqiri. ...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Beqirit e Hashimit, të dyshuar se morën 100 mijë euro për të mbyllur një rast
-
Ish-shefi i Krimeve Ekonomike tentoi të fshehë provat që e inkriminonin në rastin “Sekseri”
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Emin Beqirit dhe Rrahim Hashimit në rastin “Sekseri”
-
Nisin hetimet ndaj zyrtarit të Policisë Emin Beqiri dhe sekserit Rrahim Hashimi
-
Provat që inkriminojnë Beqirin në mbylljen e hetimeve me para [audio bisedat]