Emin Beqiri po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Hetimet për Eminin dhe për Rrahim Hashimin kanë nisur pas disa raportimeve të “Kohës Ditore”.
Gazeta ka sjellë dëshmi për inkriminimin e Beqirit në një rast ku sekseri tashmë i arrestuar, Rrahim Hashimi, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Beqiri takohej shpesh për këtë rast me sekserin. Kjo dëshmohet në incizimet që posedon gazeta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Hashimin, gazeta ka raportuar se ka shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet. Ai është takuar shpesh me sekserin, ndërsa për disa takime ekzistojnë edhe incizime.
Megjithatë, një burim i ka thënë gazetës se këto incizime përveçse janë fshirë nga telefoni ato i janë dorëzuar edhe në kopje fizike, e cila po ashtu nuk ekziston dhe nuk është dorëzuar kurrë në Prokurorinë Speciale, e cila po e zhvillon këtë hetim pas publikimit të hulumtimit në gazetë.
Pjesë nga transkripti i siguruar nga “Koha Ditore”:
Sekseri: Departamenti i Krimeve të Randa dhe Ekonomike se është e lidhtë me tanë Kosovën, e kanë drejtor Emin Beqirin.
Zyrtarja e QAD: Po, Eminit ja kom ni zanin. Kam nejt me Eminin në zgjedhje.
Sekseri: Jo në zgjedhje po Emini vjen çdo të ditë të unë, po të kallxoj, tash mos më shti...
Zyrtarja e QAD: Po, edhe unë kom nejt me to.
Sekseri: A mundeni me i përtheku qato pare se i kom shti fjalët se duhet me ja jep sot...
Më poshtë dëgjojini bisedat:
Provat që inkriminojnë Beqirin në mbylljen e... by kohanet