Pas disa raportimeve të “Kohës Ditore” për përfshirjen në një rast të mbylljes së hetimeve me para të drejtorit të Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri, Policia e Kosovës ka filluar hetimin e tij. Burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se tashmë ka një aktvendim për hetimin e “të dyshuarve Rrahim Hashimi e Emin Beqiri”.
Për Hashimin, gazeta ka raportuar se ka shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet. Sipas informatave të gazetës, ai është takuar shpesh me sekserin, ndërsa për disa takime ekzistojnë edhe incizime, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithatë, një burim i ka thënë gazetës se këto incizime përveçse janë fshirë nga telefoni, ato i janë dorëzuar edhe në kopje fizike, e cila po ashtu nuk ekziston, dhe nuk është dorëzuar kurrë në Prokurorinë Speciale, e cila po e zhvillon këtë hetim pas publikimit të hulumtimit në gazetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
6 të arrestuar nga aksioni për keqpërdorim detyre e ryshfet, sekuestrohen vetura, ora e telefona
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët elektrikë
-
Nisin hetimet për kërcënim ndaj presidentes, autori i postimit thotë se s’ka kërcënuar