Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, dhe sekserit Rrahim Hashimi, raporton KTV.
Ata dyshohen se u kishin marrë 100 mijë euro drejtuesve të organizatës QAD, për t’ua mbyllur një rast.
Rrahim Hashimi, nëpërmjet një letre dërguar KTV-së, ka mohuar të ketë marrë ryshfet, duke thënë se paratë që po i numëronte ishin të tijat.
“Nuk jam sekser i askujt, as nuk mora ryshfet, por mora paratë e mia. Unë Rrahim Hashimi reagoj ashpër ndaj shtypit të shkruar dhe elektronik si dhe ndaj televizionit KohaVision, ku me këtë rast, disa mediume në Kosovë dëshirojnë të linçojnë individë dhe personalitete të caktuara, duke i akuzuar dhe paraqitur si njerëz të krimit, pa i lënë drejtësisë kohë për të thënë fjalën e vetë”.
Tutje Rrahim Hashimi, i cili aktualisht është në paraburgim, thotë se mediat ia shkelën privatësinë, duke publikuar incizime të paautorizuara.
Ai pretendon se paratë ishin të vetat dhe se zyrtarët e QAD-it ia kishin marrë me mashtrim dhe se po ia kthenin tani. Ndër të tjera, ai thotë se akuzat ndaj tij si sekser janë bërë me qëllim që të ndërpriten hetimet për të akuzuarit e QAD-it.
-
Nisin hetimet për Emin Beqirin
-
Lirohet ish-drejtori i Krimeve Ekonomike, “sekseri” kthehet në rishqyrtim
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Beqirit e Hashimit, të dyshuar se morën 100 mijë euro për të mbyllur një rast
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Emin Beqirit dhe Rrahim Hashimit në rastin “Sekseri”
-
Provat që inkriminojnë Beqirin në mbylljen e hetimeve me para [audio bisedat]