Arbëri

Ngrihet aktakuzë ndaj Emin Beqirit dhe Rrahim Hashimit në rastin “Sekseri”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve Emin Beqiri në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rrahim Hashimi në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Emin Beqiri, ish- drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, është hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Hetimet për Eminin dhe për Rrahim Hashimin kishin nisur pas disa raportimeve të “Kohës Ditore” rreth 1 vit më parë.

Gazeta kishte sjellë dëshmi për inkriminimin e Beqirit në një rast ku sekseri tashmë i arrestuar, Rrahim Hashimi, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Beqiri takohej shpesh për këtë rast me sekserin. Kjo dëshmohet në incizimet që posedon gazeta.

Për Hashimin, gazeta kishte raportuar se ka shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet. Ai është takuar shpesh me sekserin, ndërsa për disa takime ekzistojnë edhe incizime.

Megjithatë, një burim i ka thënë gazetës se këto incizime, përveçse janë fshirë nga telefoni, ato i janë dorëzuar edhe në kopje fizike, e cila po ashtu nuk ekziston dhe nuk është dorëzuar kurrë në Prokurorinë Speciale, e cila po e zhvillon këtë hetim pas publikimit të hulumtimit në gazetë.

Pjesë nga transkripti i siguruar nga “Koha Ditore”:

Sekseri: Departamenti i Krimeve të Randa dhe Ekonomike se është e lidhtë me tanë Kosovën, e kanë drejtor Emin Beqirin.

Zyrtarja e QAD: Po, Eminit ja kom ni zanin. Kam nejt me Eminin në zgjedhje.

Sekseri: Jo në zgjedhje po Emini vjen çdo të ditë të unë, po të kallxoj, tash mos më shti...

Zyrtarja e QAD: Po, edhe unë kom nejt me to.

Sekseri: A mundeni me i përtheku qato pare se i kom shti fjalët se duhet me ja jep sot...