Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar të enjten “Trajnimin Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore” në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.
Ky trajnim është bërë nën udhëheqjen e instruktorëve turq dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të FSK-së, ka njoftuar ky institucion.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës , nën udhëheqjen e instruktorëve turk është realizuar Trajnimi Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore”, thuhet në njpftimin e FSK-së.
Ky institucion ka njoftuar se Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike.
-
Ushtarët e FSK-së trajnohen nga forcat turke për përdorim të granatahedhësit automatik
-
FSK-ja stërvitet me ushtrinë turke për përdorimin e antitankut HAR-66
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake
-
FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”
-
FSK-ja në fundjavë realizon stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë