Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake

FSK Saha Expo

Forcimi i kapaciteteve ushtarake të Kosovës, ka qenë fokusi i diskutimeve që komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar me një delegacion të FSK-së, kanë pasur me prodhues të ndryshëm të armëve gjatë panairit “SAHA Expo 2026” në Stamboll.

Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, ky panair është ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes. Aty theksohet se Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes dhe është takuar me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta. Gjatë këtij organizimi, GLT Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve tona. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj”, thuhet në njoftim.

FSK-ja ka thënë se pjesëmarrja e saj në këtë panair ndihmon në zhvillimin e aftësive moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Turqia është një prej vendeve nga të cilat Kosova ka marrë armatim, përfshirë dronët e famshëm “Bayraktar”.