Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se FSK-ja është në një fazë tjetër për të cilën janë marrë masat dhe po bëhen përgatitjet për finalizim. Ai falënderoi dhe përgëzoi Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për punën dhe angazhimin që të arrihen objektivat pavarësisht sfidave dhe vështirësive që ishin gjatë viteve, raportoi televizioni publik.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar të martën se Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë duke përcjellë nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day.
Ndryshe sot po organizohet Dita e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.
Ndryshe Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.
Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.