Forca e Sigurisë së Kosovës të shtunën do të realizojë një stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.
"Të dashur qytetarë. Ju njoftojmë se FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin!” – ka njoftuar Komuna e Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook.
-
Sot FSK-ja stërvitet në Gërmi
-
FSK-ja me stërvitje njëjavore në Mramor e Badoc, Komuna: S’ka vend për shqetësim
-
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 25”
-
Ushtrimi “Ujku Shigjetë” – Lëvizje të shtuara të FSK-së për pesë ditë
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”