Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar përkohësisht nga detyra prokurori Beqë Shala, që të hënën u arrestua nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Në arsyetimin e vendimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se vendimi i pezullimit të Shalës u mor unanimisht dhe vlen deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tij që është në zhvillim e sipër.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, u arrestua nën dyshimin se ka marrë ryshfet. Sipas njoftimit nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala u arrestua në vendin e punës.
-
30 ditë paraburgim për prokurorin Beqë Shala që u arrestua për ryshfet
-
Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti në Prizren
-
Prokurori i dyshuar për ryshfet Beqë Shala lirohet nga paraburgimi, i caktohet arrest shtëpiak
-
Ryshfeti që ia hoqi maskën prokurorit
-
Tridhjetë ditë paraburgim për prokurorin që dyshohet se mori ryshfet