(Tekst i përditësuar) - Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim prokurorit Beqë Shala, i cili të hënën është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti.
Gjyqtari i procedurës paraprake thuhet se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Shalës.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, po ashtu gjykata vlerësoj se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Kundër këtij aktvendimi, thuhet se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se Shala, të martën është pezulluar përkohësisht nga detyra.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, u arrestua nën dyshimin se ka marrë ryshfet.
Sipas njoftimit nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala u arrestua në vendin e punës.
Kërkohet paraburgim për prokurorin e pezulluar Beqë Shala
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Beqë Shalës, prokurorit tashmë të pezulluar nga detyra.
Ndaj Shalës po zhvillohen hetime për dyshime të bazuara për marrje ryshfeti.
Shala, i cili ndodhet në ndalim policor, të martën është pezulluar përkohësisht nga detyra, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në arsyetimin e vendimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se vendimi i pezullimit të Shalës u mor unanimisht dhe vlen deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tij që është në zhvillim e sipër.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, u arrestua nën dyshimin se ka marrë ryshfet.
Sipas njoftimit nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala u arrestua në vendin e punës.