Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti në Prizren

arrestim - pranga

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria ka njoftuar se prokurori, Beqë Shala, i arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti është ndaluar për 48 orë. 

Në njoftim thuhet se hetuesit policorë kanë kryer bastisje  në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale, thuhet se brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.


Arrestohet një prokuror në Prizren për ryshfet

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet.

Sipas njoftimit nga Sistemi Prokurorial i Kosovës, Shala është arrestuar në vendin e punës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Betimi për Drejtësi ka shkruar se arrestimi i Shalës ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga kjo media, që thuhet se posedon një video-incizim të prokurorit duke pranuar ryshfet.

VIDEO: Momenti i arresitmit

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.