Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, “konfirmon” se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte “politik”.
KQZ-ja të hënën vendosi të mos e certifikonte Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ngjallë me këtë reagime nga shtetet e QUINT-it.
Osmani ka thënë se çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja duhet respektuar, pasi është një institucion i pavarur kushtetues.
Ajo ka thënë se Lista Serbe është organizatë që në radhët e veta ka individë që kanë kryer akte terroriste, akte agresioni dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Kjo deklaratë e turpshme e konfirmon se vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe se është marrë me urdhër të Kurtit. Vjosa e Kurti nuk njohin as demokraci dhe as sundim të ligjit. Prishtina me këtë qëndrim tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është gjemb në këmbë. Kjo është arsyeja pse LS duhet të fitojë!” – ka shkruar Petkoviq në platformën “X”.
-
Udhëheqësit e Listës Serbe ankohen në Serbi për moscertifikimin në Kosovë
-
KQZ-ja certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Osmani: Vendimet e KQZ-së të respektohen, Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste
-
Italia e quan politik vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe
-
Thirrja e Petkoviqit që serbët të votojnë LS-në po vlerësohet si ndërhyrje direkte në zgjedhje