Italia i është bashkuar vendeve të QUINT-it që kanë reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Italia e ka quajtur vendimin “politik”.
“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me vendimin politik të marrë nga KQZ-ja për të mos i certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë se sundimi i ligjit do të udhëheqë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni jetik, që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Edhe Ambasada e Francës ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe. Në reagimin e saj thuhet se procesi i certifikimit duhet të jetë i lirë nga “konsideratat politike”.
“I bëjmë thirrje KQZ-së që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës në bazë të procedurave të duhura ligjore”, thuhet në reagim.
KQZ-ja vendosi të hënën për të mos e certifikuar Listën Serbe.
Ndaj vendimit të KQZ-së, ka reaguar SHBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe e Gjermania.
Lista Serbe të martën ka dorëzuar ankesë në PZAP.