Katër aktivistët e VV-së të dyshuar për sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë shpallur fajtorë.
Ndërsa gjatë shpalljes së aktgjykimit ka pasur përleshje të policisë me publikun, meqenëse gjyqtari ka kërkuar se kushdo që nuk mban qetësi të largohet nga salla, transmeton KTV.
Deputeti Frashër Krasniqi ka marrë dënimin më të madh. Ai është dënuar me 8 vjet burgim. Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e 5 muaj dhe Adea Batusha me dy vjet heqje lirie.
Tre të dënuarit me mbi 5 vite burgim janë dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa Adea Batusha do të mbrohet në liri.
Në përleshje ishte e përfshirë deputetja Donika Kadaj Bujupi, e cila po ndiqte procesin.
-
Krejt çka ndodhi sot rreth shpalljes fajtorë të katër aktivistëve të VV-së
-
Shpallen fajtorë katër aktivistët e Vetëvendosjes
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit
-
Lirohen nga akuza të dyshuarit për sulmin në Kuvend
-
Nis rigjykimi ndaj Krasniqit, Batushës, Halitit e Arifit për sulmin në Kuvend