Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit në vitin 2016.
Vendimi u mor të martën, derisa kreu i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka thënë se ndaj të pandehurve nuk është vërtetuar akuza.
Në nëntor të 2017-s, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Krasniqin me 8 vjet burgim, Atdhe Arifin me 6 vjet, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë dhe Adea Batushën me 2 vjet. Mbi ta rëndonte akuza e kryerjes së sulmit terrorist “me qëllimin e frikësimit të institucioneve e qytetarëve, prej miratimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi”.
Më 2018, Apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë rast pasi konstatoi se nuk ka prova për dënimin e tyre.
I akuzuar në këtë rast ishte edhe Astrit Dehari, që vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016. Përderisa institucionet kanë thënë se ai u vetëvra, familja e tij kanë akuzuar për vrasje.
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
Lirohen dy të dyshuarit për sulmin ndaj Mehanit në Skenderaj
-
Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së
-
Të akuzuarit për gazin lotsjellës në Kuvend me kritika për prokurorinë: “Ishte e kapur në atë kohë”
-
Azemi: Për të gjitha vendimet e padrejta përgjegjës është Blerim Isufaj