(Kosova Press) - Në heshtje është përkujtuar Sebahate Morina-Sopi, e vrarë ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj.
Në sheshin “Skënderbeu”, pranë objektit të Qeverisë se Kosovës, dhjetëra qytetarë vendosën lule dhe ndezën qirinj në përkujtim të saj.
Me pankartat që disa nga të pranishmit mbanin në duar, me mbishkrimin “Asnjë ma shumë”, u kritikuan edhe institucionet e Kosovës për neglizhencën ndaj këtij rasti dhe dhunës në familje.
Organizatorja e manifestit Aurela Kadriu tha se shteti po bëhet bashkëfajtor në vrasjen e grave në Kosovë.
“E kemi pa të nevojshme të shënojmë këtë akt përkujtimi, në njërën anë për të përkujtuar dhe shprehur dhimbjen tonë për humbjen e Sebahatës, e në anën tjetër për ta shprehur indinjatën dhe mllefin me humbjen edhe shumë grave të tjera si rezultat i dhunës në familje në njërën anë dhe anën tjetër dështimit të shtetit të Kosovës, hallkave të një sistemi që duhet të jetë aty për të na mbrojtur. Por që po bëhet bashkëfajtor në vrasjen e grave në Kosovë”, tha Kadriu.
Sebahate Morina-Sopi, 44-vjeç, u vra nga ish-bashkëshorti Lulzim Sopi të dielën e javës së kaluar në lagjen “Kalabria”, në Prishtinë”.
-
Manifestim i heshtur përkujtimor për gruan që u vra javën e kaluar nga ish-bashkëshorti
-
Për rastin e Sebahate Morinës kërkohet shkarkimi i Munishit
-
“Qika” dhe RRGGK-ja me aksion para institucioneve, kërkojnë drejtësi për Sebahate Morinën
-
Kushtetueses i kërkohet konstatimi i “rolit të shtetit” në vrasjen e Sebahate Morinës
-
Avokati i Popullit: Neglizhenca e shtetit çoi në vrasjen e 44-vjeçares Morina