Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente

Justina Shiroka-Pula

Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.

Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për. Votimi i saj si presidente u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar.

20 minuta pas orës 12:00 pas mesnate, arriti në Kuvend edhe presidentja Justina Shiroka-Pula.

Edhe ardhja e saj u prit me duartrokitje dhe me një buqetë me lule.

Pas kësaj ajo lexoi betimin si presidente e që u përcoll me pastaj edhe me intonimin e Himnit të Kosovës.

Edhe Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës Arbëri Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Në fjalimin e saj pas zgjedhjes si presidente, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes. 

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Shiroka-Pula në fjalimin e saj të parë si presidente.

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, pasi paraprakisht dy emrat e tjerë, Glauk Konjufca e Feride Rushiti u refuzuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Aktualisht, Shiroka-Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

Edhe Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës? Arbëri Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?

Kundërkandidate e Shiroka-Pulës ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e propozuar nga kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza.

Në rast se nuk do të zgjidhej presidenti i Kosovës sonte, për herë të katër brenda dy viteve, vendi do t’i nënshtrohej zgjedhjeve, ndërsa pozita e presidentit do të bëhej dy herë shkak.