Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotësi ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.
Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për. Votimi i saj si presidente u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar.
20 minuta pas orës 12:00 pas mesnate, arriti në Kuvend edhe presidentja Justina Shiroka-Pula.
Edhe ardhja e saj u prit me duartrokitje dhe me një buqetë me lule.
Pas kësaj ajo lexoi betimin si presidente e që u përcoll me pastaj edhe me intonimin e Himnit të Kosovës.
Në fjalimin e saj pas zgjedhjes si presidente, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Shiroka-Pula në fjalimin e saj të parë si presidente.
Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, pasi paraprakisht dy emrat e tjerë, Glauk Konjufca e Feride Rushiti u refuzuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Aktualisht, Shiroka-Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Η Shiroka-Pula κατείχε επίσης υψηλές δημόσιες θέσεις. Διετέλεσε Υπουργός Ενέργειας και Μεταλλείων στην κυβέρνηση του Κοσσυφοπεδίου από το 2008 έως το 2011 και ήταν μέλος της Βουλής της Δημοκρατίας του Κοσσυφοπεδίου από τις τάξεις του PDK από το 2011 έως το 2014.
Kundërkandidate e Shiroka-Pulës ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e propozuar nga kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza.
Në rast se nuk do të zgjidhej presidenti i Kosovës sonte, për herë të katër brenda dy viteve, vendi do t’i nënshtrohej zgjedhjeve, ndërsa pozita e presidentit do të bëhej dy herë shkak.