Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Justina Pula

Foto: Driton Paçarada

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në fjalimin e saj pas zgjedhjes si presidente, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes.

Shiroka-Pula ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 

Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.