---
description: Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotësi ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin
title: Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/07/00b6a389-be32-44b7-9d9a-3301b95467fa.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente

![Justina Shiroka-Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/00b6a389-be32-44b7-9d9a-3301b95467fa.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 tetor 2026 00:43
- Shpërndaje në:

- 7 tetor 2026 00:43
- Shpërndaje në:

Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.

Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për. Votimi i saj si presidente u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar.

20 minuta pas orës 12:00 pas mesnate, arriti në Kuvend edhe presidentja Justina Shiroka-Pula.

Edhe ardhja e saj u prit me duartrokitje dhe me një buqetë me lule.

Pas kësaj ajo lexoi betimin si presidente e që u përcoll me pastaj edhe me intonimin e Himnit të Kosovës.

[Edhe ![Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/3e6572a1-fefe-4124-875d-db488e292761.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?](https://www.koha.net/arberi/kush-eshte-justina-shiroka-pula-kandidatja-e-propozuar-per-presidente)

Në fjalimin e saj pas zgjedhjes si presidente, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes. 

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Shiroka-Pula në fjalimin e saj të parë si presidente.

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, pasi paraprakisht dy emrat e tjerë, Glauk Konjufca e Feride Rushiti u refuzuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Aktualisht, Shiroka-Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

[Edhe ![Shiroka-Pula: Do të jem presidente e gjithë qytetarëve](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/bb8b4ec0-8f92-4460-ad36-f1bce1e58e43.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Shiroka-Pula: Do të jem presidente e gjithë qytetarëve](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-do-te-jem-presidente-e-gjithe-qytetareve)

Kundërkandidate e Shiroka-Pulës ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e propozuar nga kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza.

Në rast se nuk do të zgjidhej presidenti i Kosovës sonte, për herë të katër brenda dy viteve, vendi do t’i nënshtrohej zgjedhjeve, ndërsa pozita e presidentit do të bëhej dy herë shkak.

[#Justina Shiroka-Pula](https://www.koha.net/tag/justina-shiroka-pula) [#presidente](https://www.koha.net/tag/presidente) [#Kuvendi i Kosovës](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Takimet” në distancë, veprime në shpejtësi e votimi pas mesnatës – karakteristikat e seancës së jashtëzakonshme](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/176db09d-b9d9-4eb9-a771-a15c51ccf981.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 “Takimet” në distancë, veprime në shpejtësi e votimi pas mesnatës – karakteristikat e seancës së jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/takimet-ne-distance-veprime-ne-shpejtesi-e-votimi-pas-mesnates-karakteristikat-e-seances-se-jashtezakonshme)
- [![Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/0e24e6f4-1230-4dab-be8f-a6e9e90f8477.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes](https://www.koha.net/arberi/justina-shiroka-pula-merr-zyrtarisht-detyren-e-presidentes)
- [![Sot inaugurimi i presidentes Justina Shiroka-Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/58efe775-ec5f-4801-8c56-bbe001f19503.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Sot inaugurimi i presidentes Justina Shiroka-Pula](https://www.koha.net/arberi/sot-inaugurimi-i-presidentes-justina-shiroka-pula)

[Arbëri.]() [Salihu: Kurti me deklaratën për komunat synoi të krijojë polarizim](https://www.koha.net/arberi/salihu-kurti-me-deklaraten-per-komunat-synoi-te-krijoje-polarizim)

[Arbëri.]() [Mijatoviq: Pres gatishmëri më të madhe në Serbi për dialog](https://www.koha.net/arberi/mijatoviq-pres-gatishmeri-me-te-madhe-ne-serbi-per-dialog)

[Lifestyle.]() [Çka ndodh me trurin kur konsumoni çdo ditë pije freskuese dietike?](https://www.koha.net/lifestyle/cka-ndodh-me-trurin-kur-konsumoni-cdo-dite-pije-freskuese-dietike)

[Arbëri.]() [Gjykata rrëzon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim](https://www.koha.net/arberi/gjykata-rrezon-vendimin-e-komunes-se-prishtines-per-lirim-pronash-afer-xhamise-ne-ndertim)

[Futboll.]() [Bayerni lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Kolnin](https://www.koha.net/futboll/bayerni-leshon-pike-te-rendesishme-barazon-me-kolnin)

[Arbëri.]() [Fatmir Curri propozohet për ambasador në Belgjikë](https://www.koha.net/arberi/fatmir-curri-propozohet-per-ambasador-ne-belgjike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/perfundon-saga-2-vjecare-kosova-i-shpeton-zgjedhjeve-justina-shiroka-pula-behet-presidente","datePublished":"2026-10-07T00:43:40+02:00","dateModified":"2026-10-07T00:57:25+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":460,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotësi ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin","url":"https://www.koha.net/arberi/perfundon-saga-2-vjecare-kosova-i-shpeton-zgjedhjeve-justina-shiroka-pula-behet-presidente","keywords":"Justina Shiroka-Pula, presidente, Kuvendi i Kosovës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/07/00b6a389-be32-44b7-9d9a-3301b95467fa.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
