Vendet perëndimore po vazhdojnë të kundërshtojnë futjen në rend të ditës situatën në Kosovë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që pritet të mbahet më 7 shkurt, transmeton Koha.net.
Siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, SHBA -ja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kanë qenë fuqimisht kundër idesë që në rend dite të futet edhe raporti i tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për situatën në Kosovë.
Duke njoftuar për këtë, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit nuk është miratuar rendi i ditës të cilin çdo muaj e propozon kryesuesi.
"Vështirë se do të mund t’i tubojmë nëntë vota që Kosova të jetë në rend dite sepse aty nuk ka veto”, është ankuar Daçiq.
-
Pas Londrës, edhe SHBA-ja heq debatin për Kosovën në KS të OKB-së
-
Për Kosovën Këshilli i Sigurimit i OKB nuk debaton as në shtator
-
Britania e Madhe kundër debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
-
Serbia ia tërheq vërejtjen Britanisë së Madhe për Kosovën
-
Rusia kërkon sërish debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë