Britania e Madhe, e cila nesër e merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka ndërmend ta pengojë këtë organ të OKB-së që gjatë gushtit të mbahet tubimi rregullt për ta shqyrtuar situatën në Kosovë.
Kjo do të ishte hera e parë që në selinë e OKB-së në Nju – Jork të mos diskutohet për Kosovën në intervalin kohor prej tre muajsh, ankohet gazeta e Beogradit “novosti” transmeton Koha.net.
Sipas njohurive që thotë t’i ketë kjo gazetë, aktualisht po zhvillohet debati për programin e punës së Këshillit të Sigurimit për muajin e ardhshëm e Londra s’e ka kandiduar temën e Kosovës dhe nuk do ta kandidojë pasi mendon se situata në Kosovë është e mirë dhe nuk ka nevojë për debat rreth saj.
Sipas kësaj gazete të Beogradit, transmeton Koha.net, Rusia dhe Kina po e kundërshtojnë shumë këtë iniciativë britanike ndërsa epilogu i kësaj beteje diplomatike pritet të dihet në fund të kësaj jave.
Britania e Madhe, sikur dhe vendet tjera perëndimore (SHBA-ja, Holanda, Suedia), qe një kohë të gjatë theksojnë se takimet e KS-së për Kosovën duhet të rrallohen.
Përcaktimi i rendit të ditës është çështje teknike e jo politike dhe Rusia e Kina nuk mund të vënë veto. Rendi i ditës miratohet me votat e shumicës së thjeshtë.
Edhe
Britania në Këshill të Sigurimit bën thirrje për njohje të Kosovës
KS përbëhet nga 15 anëtarë e Kosovën nga ky numër e kanë njohur 9 shtete.
Nëse kalon kjo iniciative britanike, ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë muajit shtator pasi kryesimin e merr SHBA-ja.
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq e ka quajtur këtë hap britanik “joserioz dhe qëllim jokorrekt politik.”
-
Në SHBA, thirrje që sesioni i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, ia kujtojnë qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës
-
Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë nxitjen e tensioneve
-
Komisionerja Kos javën që vjen pritet të vizitojë Kosovën për herë të parë
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën