Para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot pritet të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në periudhën 16 maj 2019 deri më 15 shtator. Kjo mbledhje do të mbahet pasdite në New York.
Ndërsa Britania e Madhe kishte kërkuar shtyrjen e kësaj seance për muajin nëntor, për shkak të paralajmërimit se përfaqësuesja e Kosovës, ambasadorja në Washington, Vlora Çitaku për arsye objektive do të mungojë, kryesuesi i KS, që vjen nga Afrika e Jugut kishte shfrytëzuar të drejtën për të caktuar mbajtjen e saj brenda mandatit të tij. Nga 1 nëntori kryesimin e KS të OKB e merr Britania e Madhe.
Përfaqësues të shumë vendeve më herët kishin kërkuar që të mos vazhdohet raportimi i shpeshtë për Kosovën, por vende si Rusia e Kina, që kanë të drejtën e vetos, kishin kundërshtuar propozimet e tilla, duke u thirrur edhe në Rezolutën 1244 të KS të OKB për Kosovën, e cila parasheh raportimin.
Koha.net merr vesh se ambasadorja Çitaku do të jetë sot e pranishme në seancën e KS të OKB-së për Kosovën, ndërsa mediat e Beogradit njoftojnë se Serbinë do ta përfaqësojë ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq.
Kjo seancë për Kosovën do të jetë e fundit për sivjet, ndërsa në vitin e ardhshëm do të mbahen dy sosh, në çdo gjashtë muaj. E para do të mbahet në muajin prill, e tjetra në tetor.
raport, siç njoftohet, theksohet rëndësia e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës. Po ashtu bëhet e ditur se Beogradi do të vërë theksin te përfaqësuesi rus në UNMIK, i arrestuar dhe i dëbuar nga Kosova, për shkak të aktiviteteve të kundërligjshme dhe në kundërshtim me misionin e UNMIK-ut.
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet sot për Kosovën
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë rishikim strategjik të misionit të UNMIK-ut
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë për Kosovën të enjten