As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në shtator marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do ta përfshijnë në rend të ditës raportin për Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonije Guteresh, transmeton Koha.net.
Raporti i rregullt tremujor për situatën në Kosovë nuk ishte temë debati në Këshillin e Sigurimit as në gusht, meqë Britania e Madhe, e cila kryesonte këtë organ, këtë çështje e hoqi nga rendi i ditës.
Siç shkruan e përditshmja e Beogradit, ‘V.Novosti’, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga shqyrtimi i raportit për Kosovën në KS të OKB dhe se po pret që kryesimin e tij ta marrë ndonjë vend më miqësor i Serbisë.
Ai ka shfaqur shpresën se mbledhja për Kosovën do të mbahet në tetor, kur kryeson Bolivia, e më së voni në nëntor kur kryeson Kina, transmeton Koha.net.
-
Pas Londrës, edhe SHBA-ja heq debatin për Kosovën në KS të OKB-së
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së sot shqyrton raportin për Kosovën
-
Ishte paralajmëruar të shtyhej seanca e KS për Kosovën, por Daçiq thotë se do të mbahet më 31 tetor
-
Më 31 tetor Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrton raportin për Kosovën
-
KS i OKB-së debaton për Kosovën