Vetëm 61 deputetë i duhen që të jenë në sallë koalicionit qeverisës për ta rrëzuar Specialen. Prej tyre duhet vota e hiç më shumë se e 31 deputetëve.
Rrëzimin e speciales po e duan Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. 43 nënshkrime të deputetëve janë mbledhur për të kërkuar sonte, seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi i Kosovës është në pritje të mbajtjes së Kryesisë e cila u thirrë nga kryetari Kadri Veseli me të përfunduar votimi i Ligjit për Buxhetin për vitin 2018, por që nuk pati kuorum që të mbahet.
Seanca mund të mbahet me praninë e së paku 61 deputetëve dhe Ligji për Dhomat e Specializuara mund të shfuqizohet me shumicën e thjeshtë të deputetëve pjesëmarrës në votim, pra nga 32 deputetë.
Albert Krasniqi nga KDI, teksa ka konfirmuar këtë procedurë, për Koha.net ka thënë se shfuqizimi i ligjit do të kishte pastaj implikime kushtetuese.
“Edhe pse Gjykata Speciale është e paraparë me Kushtetutë, shfuqizimi i ligjit i bënë të pazbatueshme këto kërkesa kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.