Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nënshkrimet e deputetëve të partive të tjera për të ftuar seancën e jashtëzakonshme për të votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Gjykatës Speciale.
Në një konferencë për shtyp, Hamza ka bërë të ditur se nënshkrimet i kanë dorëzuar 22 deputetët e PDK-së dhe 7 të Aleancës. Për seancë të jashtëzakonshme duhen 40 nënshkrime.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nënshkrime nga deputetët e LDK-së dhe të komuniteteve joserbe.
“PDK-ja po pret, po kërkon që të thirret seanca. Që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Ne kemi dërguar ftesë kryetares së Kuvendit që ta thërrasë seancën. I kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm... Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, të LDK-së dhe të komuniteteve joshumicë, joserbe, që të na japin nënshkrimet. Ne kërkojmë që ligji të aprovohet”, ka thënë Hamza.
LIVE: Dita vendimtare për presidentin, tensione për Specialen
-
PDK e Aleanca kërkojnë seancë sot për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
-
Hamza: Nëse Specialja nuk e respekton Kuvendin, shkojmë një hap tutje
-
PDK-ja kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen
-
Edhe deputetë të VV-së shkojnë në Kuvend
-
Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim