Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si rrodhi tentim-shfuqizimi i Speciales, sipas Krasniqit

Të premten mbrëma, e tërë Kosova ishte me sy e vesh kah Kuvendi i Kosovës, ku ishin mbledhur deputetë të pozitën e opozitës, njëra palë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shfuqizonin Ligjin e Gjykatës Speciale, e pala tjetër për ta kundërshtuar një veprim të tillë.

Kjo tentativë erdhi pas rreth 16 mijë nënshkrimeve të mbledhura nga OVL të UÇK-së në peticionin e tyre për të rrëzuar Gjykatën Speciale.

Por, edhe pas dy tentimeve të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për të mbledhur Kryesinë nga ku do të procedohej më pas në sallën e Kuvendit votimi për zhbërjen e Speciales, kjo gjë nuk ndodhi pasi nuk pati kuorum.

E pasi kjo dështoi, deputetë nënshkrues të kërkesës së 43 ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale thanë se nuk e ditën çfarë po votojnë.

Njëri nga ta doli të ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i cili e quajti “hile” peticionin e iniciuar nga deputetët e PDK-së për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

Edhe Vetëm dy deputetë nga 43 janë tërhequr nga iniciativa për ta zhbërë Specialen Arbëri Vetëm dy deputetë nga 43 janë tërhequr nga iniciativa për ta zhbërë Specialen

Ai tha se deputetët u mashtruan për të marrë nënshkrimet e tyre.

“Na kërkuan nënshkrimet pa asnjë shkresë tjetër. Menduam se do të debatonim rreth peticionit, asgjë më shumë”, ka thënë Zeka.

Por, këtyre pretendimeve të deputetëve nuk po u beson Albert Krasniqi nga KDI. Ai thotë se deputetët e kishin të qartë se për çfarë po nënshkruanin, mirëpo, kjo, siç thotë ai, ka qenë e planifikuar.

Ky është postimi i Krasniqit:

Katër hapa për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale:

Edhe Për ta shfuqizuar Specialen duhen 61 deputetë në sallë dhe 31 të votojnë pro Arbëri Për ta shfuqizuar Specialen duhen 61 deputetë në sallë dhe 31 të votojnë pro

1. Thirr seancë të jashtëzakonshme përmes të paktën 40 nënshkrimeve të deputetëve;

2. Sigurohu që në sallë i ke të paktën 61 deputetë për të arritur kuorumin për mbajtje të seancës;

3. Sigurohu që 2/3 e deputetëve të pranishëm votojnë për shmangie nga Rregullorja e punës së Kuvendit, që gjithçka të shkoj me procedura të përshpejtuara;

4. Bindi të paktën shumicën e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë për shfuqizim të ligjit.

Edhe nëse keni përmbushur të gjithë këta hapa, Gjykatën Speciale nuk e keni shpërberë krejtësisht, pasi baza e ekzistencës së saj është e përcaktuar në Kushtetutë. Për ta bërë këtë ju duhet të ndryshoni Kushtetutën, që kërkon votat e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë 2/3 e deputetëve që mbajnë vende të garantuara.

Edhe 6 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale Arbëri 6 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Çfarë keni arritur të bëni me shfuqizimin e ligjit, është të pamundësoni ushtrimin e funksioneve të gjykatës.

Nëse dështoni qysh në fillim, thuani që deputetët nuk kanë ditur se çfarë po nënshkruajnë.