Pejë, 17 tetor –Drejtoria e Shërbimeve Publike e Pejës prej gjysmë viti ka mbetur pa inxhinier komunikacioni. Mungesa e tij vërehet edhe nëpër rrugët e qytetit, në të cilat në disa vende ka mospërputhje mes sinjalizimeve vertikale dhe horizontale të shënuara nga operatori. Drejtoresha e kësaj drejtorie, Xhevahire Çeku-Kelmendi, thotë se inxhinieri i fundit i komunikacionit, që ka qenë në këtë drejtori ka dalë në pension, shkruan sot Koha Ditore.
“Qe 4 muaj prej që e kam marrë këtë detyrë kërkoj të shpallet konkursi, por nuk po shpallet. Rregullisht e kam përsëritur kërkesën në Bord të Drejtorëve që të shpallet konkursi për një inxhinier të komunikacionit. Mua po më thonë se e shpallin, por ende asgjë konkrete nuk ka nga shefi i personelit të Komunës”, ankohet drejtoresha.
Ajo tregon se kjo drejtori është duke operuar pa këtë inxhinier dhe mungesa e tij po shkakton probleme të mëdha në përgjithësi në punën e drejtorisë sonë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Një aksident ia mori Pejës edhe semaforin e fundit që kishte
-
Komuna e Pejës ia kalon “Ambientit” 25 punëtorët teknikë të mbetur pa punë
-
Në Pejë dështon monitorimi i zbatimit të strategjisë së komunikimit
-
Komuna e Pejës s`ka buxhet për sanimin e gropave në rrugë
-
Qendra për Punë Sociale në Podujevë qe katër vjet me ushtrues detyre të drejtorit