Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Pejës s`ka buxhet për sanimin e gropave në rrugë

Komuna e Pejës ka mbetur pa buxhet për sanimin e gropave në rrugë. Këtë e kanë pohuar të hënën zyrtarët komunalë.

“Është tenderi, është kontrata valide edhe për këtë vit, por nuk ka mjete më, sepse ata i kanë shpenzuar vjet të gjitha”, ankohet për pamundësinë e intervenimit sivjet në sanimin e rrugëve në qytet, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Xhevahire Çeku-Kelmendi, që ka marrë këtë post që para pesë muajve, shkruan sot Koha Ditore.

Kontrata për mirëmbajtjen dhe sanimin e rrugëve, siç tregon menaxheri i Zyrës së Prokurimit, Xhemë Berisha, është e viteve të kaluara dhe është valide deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. Mirëpo, siç thotë ai, nuk është duke u zbatuar, sepse siç e konfirmon edhe ai, janë shpenzuar mjetet sa kanë qenë të parapara për atë kontratë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm