Në shumë rrugë të Pejës mungojnë shportat për mbeturina. Për ambientalistët gjendja kësisoj i bën edhe qytetarët shpërfillës ndaj ambientit.
“Kur nuk ka shporta ti e motivon qytetarin që të mos i mbajë xhepave letrat e ambalazhet e ushqimeve, pakot e cigareve... por t’i hedhë rrugës, trotuarit, kanalit... ku i vjen më lehët edhe pse nuk ishte dashtë ta bëjnë. Komuna është dashtë kaherë t’i vendosë në secilën rrugë shporta për mbeturina, sepse jam i sigurt që një qytetar kur kalon pranë saj me siguri nuk e hedh mbeturinën diku tjetër, por në shportë”, thotë ambientalisiti pejan Xhevdet Belegu.
Për blerjen e shportave të reja dhe vendosjen e tyre në të gjitha rrugët e qytetit ka vite që komuna nuk ka ndarë asnjë cent. E as në planifikimin buxhetor për tre vjetët 2019-2021 nuk figuron asnjë cent i planifikuar për blerjen e shportave.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mungesa e infrastrukturës në Pejë sfidon zbatimin e gjobave për ndotësit e ambientit
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
-
Kanalet e hapur në Pejë plot mbeturina, u nxjerrin telashe banorëve në periferi
-
Peja rrezikon të mbetet pa shërbimin e mbeturinave, kërkon ndihmën e Qeverisë
-
Peja rrezikon të mbesë pa shërbim të bartjes së mbeturinave