Komisioni Komunal për Monitorimin e Strategjisë për Komunikim dhe Kontaktim i krijuar nga Kuvendi Komunal i Pejës, gati dy vjet figuron më tepër vetëm në letër si ekzistues, por punë deri tash nuk ka kryer.
Ky komision shtatanëtarësh i përbërë nga pesë përfaqësues të partive në Kuvendin Komunal, një nga ekzekutivi dhe një nga shoqëria civile, është krijuar që të matë nivelin e institucioneve komunale në komunikim me publikun dhe mes zyrtarëve të Komunës.
Por deri tash ky komision nuk ka nxjerrë asnjë raport që ai është dashur ta bëjë.
Për gati dy vjet janë thirrur vetëm pesë takime dhe në asnjërin takim nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e këtij komisioni.
Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal, përmes postës elektronike rregullisht i ka njoftuar me kohë secilin anëtar të komisionit për mbajtjen e takimeve. Kryesuesi i këtij komisioni, Engelbert Zefaj, që është zëdhënës i Komunës dhe drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, pranon se komisioni është shumë pasiv në punën e tij... (Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Komisioni monitorues për strategji komunikimi jofunksional në Pejë
-
Komuna e Pejës qe 15 vjet nuk monitorohet nga shoqëria civile
-
Harta Zonale e Komunës së Pejës nuk u krye as sivjet
-
Komuna e Pejës qe 15 vjet pa monitorim të përgjithshëm nga shoqëria civile
-
Dhoma monitoruese e kamerave në Pejë, prej 2 vjetësh jofunksionale