Komuna e Pejës tash e sa vite nuk e ka mbi supe stresin e monitorimit të rregullt e të përgjithshëm të punës së saj nga shoqëria civile e këtij qyteti.
Herën e fundit kur ka pasur një monitorim të përgjithshëm dhe raporte publike për punën e kësaj komune, ka qenë para 15 vjetësh dhe atë vetëm Kuvendin Komunal. Atë e ka bërë organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” më 2004, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Para 15 vjetëve e kemi monitoruar punën e Kuvendit Komunal. Tash nuk e monitorojmë më në punën e Komunës në atë aspekt të përgjithshëm. Formës së monitorimit klasik ashtu me formular i ka dalë boja. Mendoj që edhe nuk është treguar nga OJQ-të interesim për të monitoruar punën e Komunës në këta 15 vjet edhe për arsye se kjo është fushë e gjerë dhe ka kosto të madhe dhe kërkon angazhim në numër të madh të njerëzve, për të pasur një monitorim të mirë dhe kredibil. Kurse edhe raportet e atij lloji të monitorimit nuk kanë mundur të përfshijnë gjendjen reale nëpër komuna, pra kanë qenë raporte të cekëta, pasi janë monitoruar vetëm aspektet teknike, jo ato praktike”, thotë drejtori i OJQ “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj.
Sipas tij, sa duket sot ka vetëm një raport të GAP-it për realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të dhëna nëpër fushata zgjedhore, ku përfshihet edhe Peja.
Ndërsa, sipas Mujajt, sot monitorim po bëhet vetëm në ndonjë aspekt të caktuar në punën e Komunës. Kjo organizatë, siç thotë ai, tash bën monitorim vetëm të fushave që kësaj organizate i intereson.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Pejës qe 15 vjet nuk monitorohet nga shoqëria civile
-
Rritet besueshmëria e qytetarëve të Pejës në policinë dhe punën e saj
-
Në Pejë dështon monitorimi i zbatimit të strategjisë së komunikimit
-
Auditori identifikon 45 veta të punësuar pa konkurs në komunën e Pejës
-
Qytetarët në Pejë kërkojnë raportim prej Policisë pas denoncimit të rasteve