Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se borxhlinjtë do të dërgohen te përmbaruesit, nëse nuk i shlyejnë borxhet.
Në një njoftim për media, “Pastrimi” u ka bërë thirrje konsumatorëve në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas e Fushë-Kosovë që të kryejnë pagesën e faturave të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.
“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim.
-
“Pastrimi” paralajmëron se nga java e ardhshme do t’i çojë borxhlinjtë te përmbaruesi
-
“Pastrimi” çon borxhlinjtë te përmbaruesi
-
Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë
-
Punëtorët e “Pastrimit” thonë se s’tërhiqen nga presioni sindikal pa plotësimin e kërkesave
-
Punëtorët e “Pastrimit” thonë se nuk e ndalin grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre