Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi, ka paralajmëruar se nga java e ardhshme kompania do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi privat.
Ademi ka thënë se klientët kanë mundësi të bëjnë marrëveshje për programim të borxhit për mbeturinat dhe ta paguajnë atë me këste. Po ashtu ajo ka thënë se është lansuar edhe platforma online dhe mund të paguhen borxhet pa provizion.
“Ne si kompani nga java e ardhshme do të bëjmë procedimit tek përmbaruesi privat, edhe gjatë vitit të kaluar u kemi bërë thirrje konsumatorëve, që të jemi transparentë. Ata pavarësisht që i dinë borxhet ne i njoftojmë dhe kanë mundësi të lajmërohen në zyrat tona dhe të bëjmë marrëveshje për programim të borxhit dhe pjesën tjetër ta paguaj me këste”, tha Ademi për “Ekonomia Online”.
-
“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi
-
“Pastrimi” çon borxhlinjtë te përmbaruesi
-
“Pastrimi” u jep dy ditë afat borxhlinjve, ndryshe do të dërgohen te përmbaruesi privat
-
Punëtorët e “Pastrimit” thonë se nuk e ndalin grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre
-
Beteja për bërllokun në Prishtinë zhyt qytetarët në dilemë rreth adresës për pagesë të faturave