Përkundër paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se do të ketë reshje shiu me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut, në rajonet Pejë dhe Gjakovë, nuk ka pasur një gjë të tillë.
Drejtori për shpëtim dhe mbrojtje, Haxhi Sejdiu bëri të ditur për KosovaPress se nuk ka pasur vërshime në Komunën e Gjakovës. Sejdiu tha se aktualisht gjendja është nën kontroll.
Ndërkohë, mediat lokale kane raportuar se Reshjet e shiut i kanë shkaktuar dëme shtëpive në rrugën “Washington” në Gjakovë.
Po ashtu, nga raportimi i mediave lokale gjatë natës së mbrëmshme shihet se gjendja e rrugëve "Patriot Berisha" dhe "Shote Galica" në Brekoc kanë qenë të vështira të kalohen nga qytetarët. Ndërsa, gjatë reshjeve të shiut nga raportimi i mediave lokale shihet se është ngritur niveli i lumi Dri i Bardhë te ura e Fshajt./KSP
-
AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona
-
Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bjerë, situata me reshjet është përmirësuar
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja
-
Vërshimet në Kosovë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me raport