Përmbushjen e tyre, Kurti ka deklaruar se e ka nisur me miratimin e buxhetit prej 4 miliardë eurosh në Kuvendin e Kosovës e ku përfshihet edhe paga e 13-të për punëtorit e sektorit publik. Kurti njoftoi se do të ekzekutohet në fund të këtij muaji, apo në fund të marsit.
“Sa i përket përmbushjes së zotimeve, po e nisim me buxhetin e vitit 2026 të miratuar në Kuvend në lexim të dytë. Buxheti në vlerë rreth 4 miliardë euro e përfshinë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që do të shpërndahet në fund të muajit që nisi sot”, ka deklaruar kryeministri Kurti.