Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kishte provuar që të ndërpresë një takim të delegacionit kosovar. Këtë e bëri të ditur për Rubikon zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
“Unë mendoj se po por procesi i njohjeve është jashtëzakonisht i komplikuar. Nuk duhet të lidhem me emrin e tij (Ivica Daçiq), pasi ky njeri bën çmos, a e dini se kemi pas një takim ku ka hyrë fizikisht brenda dhe ka thënë se kush janë këta njerëz me të cilët po bisedoni. Njerëzit e mi e kanë marrë edhe e kanë shtyrë për të dalë jashtë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq: Pacolli e ngre zërin aty ku nuk jam unë
-
Daçiqi e Petkoviqi udhëheqin ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Lajçak takohet me Daçiqin, bisedojnë për dialogun
-
Daçiqi paralajmëron angazhim maksimal për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE