Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Temë e takimit ka qenë dialogu, ka njoftuar Lajçak në Twitter.
“Mirë të mirëpres ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq sot në Bruksel. Ne kemi shkëmbyer pikëpamje për dialogun për normalizim të marrëdhënieve në kontekstin e aspirateve evropiane të Serbisë”, ka shkruar Lajçak.
Good to welcome Serbian Foreign Minister Ivica Dacic today in Brussels. We exchanged views about the Dialogue on normalisation of relations in the context of Serbia’s ?? aspirations. pic.twitter.com/hGDT5zvgng
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023