Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku takon përfaqësues të opozitës serbe, flasin për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës serbe.

Ndër të tjera Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe. Dëgjova me kujdes vlerësimin e tyre për situatën në Serbi dhe i përditësova ata për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. E mirëprita interesimin e tyre, pasi dialogu është çështje nacionale”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

 

 

Artikuj të ngjashëm