Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se për të është edhe e papranueshme anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.

Daçiq ka folur për “Euronwes Srbija” të shtunën mbrëma pas Konferencës së Sigurisë në Munich.

Ai ka thënë se mund të zhvillohen diskutimet, por se së pari duhet të formohet Asociacioni.

“Ne vlerësojmë se për të gjitha mund të flasim, por së pari duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe. Kjo është e padiskutueshme. E dyta, dihet se ne nuk mund të pranojmë atë për të cilën fliste presidenti – anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, pasi jo të gjitha organizatat janë të njëjta”, ka thënë Daçiq, duke thënë se edhe njohja formale e Kosovës është e papranueshme.

Daçiq ka thënë se “Serbia do të jetë konstruktive në dialog”.

“Por, ajo që ne mendojmë është se Kurti nuk do të shkojë kurrë në formimin e Asociacionit”, ka thënë ministri serb.