Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka deklaruar se presidenti serb është shprehur në Bruksel se s’do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e sipas tij, kjo nënkupton moszbatim të marrëveshjeve të dakorduara.
Palokaj ka thënë në emisionin Konfront të KTV-së të enjten se pala serbe është shprehur se s’do ta njohë Kosovën dhe s’e njeh integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.
“Vuçiq u shpreh i gatshëm të pranonte Asociacionin e edhe ai tha që takimi ishte si bazë për diskutime të mëtejme. Në një moment konfirmoi dyshimin e palës kosovare, ku tha se Serbia është e gatshme t’i zbatojë të gjitha obligimet. E kishte fjalën për marrëveshjen e nënshkruar në 2013-n e edhe ato të dakorduarat. Serbia s’do të pranojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara...Në njëfarë mënyre ai konfirmoi se s’do të zbatojë pjesë të marrëveshjeve pasi vetë Aneksi i Ohrit dhe Marrëveshja e shkurtit flasin për integritetin territorial”, është shprehur ai.
Sipas korrespondentit të KOHËS, situata aktuale në Bruksel është e paqartë, e siç tha ai, pritet reagimi i Bashkimit Evropian për takimet e sotme.
Palokaj tha se Vuçiq është shprehur se askush s’ia ka përmendur sanksionet Serbisë.
-
Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën
-
Vuçiqi shkel Marrëveshjen, thirret në Kushtetutë: S’e nënshkruaj pranimin de facto të Kosovës
-
Vuçiq: Pas themelimit të Asociacionit, Serbia do t’i përmbushë detyrimet e veta
-
Vuçiqi përjashton zbatimin e pikës për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Kurti do reagim ndërkombëtar
-
Vuçiq: S’do ta nënshkruaj kurrë kapitullimin e Serbisë