Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Pa paga s’ka punë”, punëtorët e RTK-së qe 24 ditë pa paga, futen në grevë dyorëshe

rtk-protesta

“Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë”, janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i kanë mbajtur në duar teksa kanë nisur grevën e tyre dyorëshe për mungesë të pagave, raporton Ekonomia Online.

Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tetorit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga pasi Kuvendi nuk e ka miratuar raportin vjetor të institucionit.