Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, paralajmëroi se më 7 gusht, në orën 17:00, do të organizohet në Prishtinë një protestë gjithëpopullore në përkrahje të ish-luftëtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Hysni Gucati tha në konferencë për media se do të organizohet protestë për shokët e tyre.
“Do të protestojmë kundër Dhomave të Specializuara që po shkelin gjithë të drejtat. Janë dy raste që gjykata po përdor njerëz për të ndikuar në proces duke përgjuar shokët tanë”, tha Gucati.
Ndërsa, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, tha se aktakuza ndaj luftëtarëve të UÇK-së është e padrejtë dhe e ndërtuar nga një gjykatë që, sipas tij, nuk duhet të ekzistonte.
Ai tha se protesta është e domosdoshme për të kërkuar drejtësi dhe për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së.