Arbëri

OVL-UÇK proteston më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Veteranët në protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova

Foto: Driton Paçarada

Më 16 nëntor, Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Veteranët po protestojnë në kërkim të drejtësisë për ish-udhëheqësit e UÇK-së, që tash e pesë vjet po mbahen nga Gjykata Speciale në Hagë nën akuzën për krime lufte.

“Shoqata e dala nga lufta kanë vendosur që Protesta e radhës të organizohet me 16 nëntor në ora 13 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, ka thënë Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së në një konferencë për media.

Sa i përket një proteste në  Maqedoninë e Veriut, Gucati ka thënë se nuk do të mbahet para se të përfundojë procesi zgjedhor, ai i balotazhit atje.

Ndërsa në Preshevë veteranët nuk do të mbajnë asnjë protestë, për shkak që siç tha Gucati situatës aty dhe bastisjet që xhandarmëria serbe herë pas here po bën të shqiptarët.

Muajve të fundit protesta ka pasur në Hagë, në Prishtinë e Tiranë.