(E përditësuar 14:03) - Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në Hagë për të kundërshtuar gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Folës të kësaj proteste pritet të jenë udhëheqës të OVL-UÇK-së e edhe pjesëmarrës të tjerë.
Nisin të mblidhen protestuesit në Hagë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Qindra protestues tanimë janë mbledhur në vendin e caktuar ku do të zhvillohet protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Nga videot të cilat po qarkullojnë në media socoale, shihen një numër i madh i protestuesve, të cilët janë mbledhur për më shumë se dy orë para nisjes së protestës.
Ish-veteranë dhe qytetarë nga shumë vende të botës kanë nis të mblidhen në Hagë, në protestën e thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Protesta pritet të nis në orën 14:00 dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, sepse kjo nuk është lejuar për shkaqe të sigurisë, por vetëm në afërsi të saj. Protesta është paralajmëruar të jetë masive për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës./KSP