Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinskën për emërimin e saj si zëvendësshefe e përgjithshme e NATO-s.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se ka qenë nder të punojë me të përgjatë viteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka thënë se pret që të vazhdojë bashkëpunimi për prioritetet e përbashkëta.
“Urime Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefe e Përgjithshme e NATO-s. Ka qenë nder të punoja me të në vitet e kaluara, veçanërisht në avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit për prioritetet tona të përbashkëta dhe i uroj asaj çdo sukses në këtë rol të ri të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të ardhshme.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo e di punën që duhet për t'u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë”, ka thënë Mark Rutte.
Sekerinska ka shërbyer si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe anëtarësimin e vendit në NATO në vitin 2020.
Ajo do ta marrë postin në fund të këtij viti.