Me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.
Siç njofton të shtunën zyra e presidencës, gjatë vizitës në San José, Osmani do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera.
“Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.
-
Osmani në vizitë zyrtare në Panama dhe Kosta-Rikë
-
Osmani udhëton për në Turqi, merr pjesë në ceremoninë inauguruese të Erdoganit
-
Osmani: Kosova po qëndron në vijë me aleatët e saj në mbrojtjen e vlerave demokratike
-
Osmani: Kosova e angazhuar në thellimin e partneritetit me SHBA-në
-
Osmani për mungesën në inaugurimin e Trumpit: Veprova si shumë liderë të tjerë botërorë