Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova e ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump.
E duke folur për mungesën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Osmani tha se ajo ka vepruar njëjtë si shumë liderë botërorë të cilët kanë pasur ftesë, por kanë autorizuar nivel më të ulët të përfaqësimit. Megjithatë, ajo tha se e ka pasur mundësinë që më herët të flasë me presidentin e ri amerikan në Samitin e Parisit, ku sipas saj, ka zhvilluar bisedë përmbajtjesore për Kosovën. Krahas kësaj, Osmani tha se ka mbi një vit që ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të republikanëve. Bazuar në këto, sipas saj, Kosova do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe përgjatë administratës Trump. E kur është pyetur për fushatën, Osmani ka ngurruar të flasë. Sipas saj, institucioni që ajo e drejton nuk merret me fushatë.
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani falënderon Trumpin: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane
-
Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të shkëlqyer jeni duke bërë edhe ju
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Osmani-Prattipatit: Kosova beson në lidershipin e Trumpit