Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të enjten Kosova ka ndier peshën e garancisë amerikane.
Ajo e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për garancitë e dhëna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar për ofrim të “garancive”.
Duke folur për parandalimin e luftërave në botë, Trumpi i është drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes me fjalët se “nëse nuk ia dilni (në raportet me Serbinë v.j.) më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”.
Në këtë mbledhje, Trumpi e ka vlerësuar Iranin si çështjen më të rëndësishme së fundmi, ndërsa ka theksuar se shpreson që ta arrijë një marrëveshje me këtë shtet.
E aty u bë e ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë.
Teksa Osmani nuk pati të drejtë fjale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga SHBA-ja lëvizje për të akuzuarit që po gjykohen për krime lufte në Hagë.
Në këtë mbledhje u bë e ditur edhe ndarja e disa miliarda dollarëve për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës së pasluftës.